Rreth nesh

white and black boat on sea under blue sky

Projekti Vene.Live

Vene.live është një projekt që synon të transformojë skenën e muzikës live në Kosovë, duke fuqizuar vendet me muzikë të gjallë-live dhe duke ndërtuar një platformë bashkëpunimi për artistë, menaxherë dhe publikun. I vlerësuar dhe i përkrahur nga projekti evropian LiveMX, ky projekt përqendrohet në zgjidhjen e sfidave financiare, teknike dhe organizative me qëllim krijimin e një skene të qëndrueshme dhe bashkëkohore, përmes një platforme komuniteti funksionale që ndihmon në organizimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve me muzikë live. Ai ofron mundësi të reja për rritjen e kapaciteteve menaxheriale, teknike dhe artistike, inkurajon ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe promovon angazhimin e drejtpërdrejtë të komunitetit përmes projekteve dhe ngjarjeve që lidhin artistët me publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e rritur ndikimin kulturor dhe social të muzikës live në Kosovë dhe më gjerë.

Motivimi për këtë projekt lind nga fakti se në Kosovë nuk ka ekzistuar më parë një shoqëri e organizuar e vendeve me muzikë live, dhe si e tillë, nuk ka pasur një iniciativë të strukturuar për lehtësimin, inovacionin dhe bashkëpunimin në skenë. Kjo mungesë e organizimit ka krijuar probleme të shumta që rrezikojnë vetë ekzistencën e ndërmarrjeve të tilla. Një faktor shtesë negativ ishte edhe periudha e pandemisë COVID-19 dhe karantinës, e cila ndikoi rëndë në këtë sektor. Prandaj, një organizim i tillë është më se i domosdoshëm për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për muzikën live në vend.

Vizioni

Të krijohet një skenë muzikore live e qëndrueshme, dinamike dhe bashkëkohore në Kosovë, ku bashkëpunimi, kreativiteti dhe angazhimi i komunitetit fuqizojnë muzikën si forcë kulturore dhe sociale.

Misioni

Të fuqizojë vendet me muzikë live përmes një platforme bashkëpunimi që adreson sfidat financiare, teknike dhe organizative, duke ofruar mjete dhe mundësi për rritjen profesionale të akterëve të skenës muzikore, si dhe duke lidhur drejtpërdrejt artistët me publikun përmes teknologjisë dhe angazhimit komunitar.